Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA E LAZARATIT/ Paradoksi, një plumb i mori jetën Ibrahim Bashës, por për vrasjen e tij akuzohen 5 persona

25/06/2016
DOSJA E LAZARATIT/ Paradoksi, një plumb i mori jetën Ibrahim Bashës, por për vrasjen e tij akuzohen 5 persona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 11 të pandehur të dosjen “Lazarati 2”, pjesë e grupit kriminal, në akuzë për ngjarjet e qershorit 2015, në të cilën mbeti i vdekur efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha. Sipas dosjes së prokurorisë, pesë të pandehur akuzohen për “vrasjen e punonjësit të policisë”, si edhe “vrasje e punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë 5 herë, dhe armëmbajtje pa leje.
Por, duke ditur se oficeri i policisë Ibrahim Basha u vra nga një plumb i vetëm, tingëllon si paradoksale, fakti që për atë vrasje akuzohen 5 persona. Kjo, nga ana tjetër do të thotë se ende nuk identifikuar arma e krimit dhe se nuk është gjetur as autori i vetëm që qëlloi për vdekje mbi oficerin e policisë.
Sipas të njëjtës dosje të prokurorisë, 6 personat e tjerë akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim i forcave të policisë.

Hetimi
Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se një grup të rinjsh, nën drejtimin e shtetasve Arbjon dhe Alban Aliko, kanë planifikuar, organizuar dhe goditur forcat e policisë, të cilat gjendeshin në patrullim në zonën e Lazaratit, në datat 23-24 qershor 2015.
Nga hetimi ka rezultuar se të pandehurit, së bashku edhe me persona të tjerë, kanë qenë të armatosur me armë të ndryshme dhe kanë tentuar që të largojnë me forcë policisë, me qëllim që, në zonën e tyre, të rikthehej kultivimi i lëndës narkotike cannabis sattiva, një paligjshmëri që ishte goditur në një operacion të gjerë një vit më parë (në vitin 2014).

Ngjarja
Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.
Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.
Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.


Akuzat dhe të akuzuarit



lazarat, te akuzuarit ne gjyqArbjon Aliko
, i dtl. 1995, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”,
Alban Aliko, i dtl. 1997, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;
Bajram Bocia, dtl. 1993, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;
Elvis Bocia, i dtl. 1996, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;
Elson Kazma, i dtl 1999, lindur dhe banues në fshatin Lazarat-Gjirokastër, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” e mbetur në tentativë, në 5 raste; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”,
Xhulio Malo, i dtl. 1998, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.
Klodian Selimi, i dtl. 1986, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;
Oltian Proko, i dtl. 1998, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”;
Dervish Gaba, i dtl 1995, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.
Ruhan Hiraj, i dtl. 1997, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.
Iljaz Xhaferaj, i dtl. 1996, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me dhunë; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”; “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në burg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.