Shpeshherë në rrjetet sociale biem pre e manipulimeve të fotove. Edhe pse mund të duket e vështirë për t’u imagjinuar, por truket e “photoshop”-it ekzistojnë edhe në realitet.
Me këto fotografi, të cilat i transmeton Shekulli, do të kuptoni se ka persona që përpunojnë fotot e tyre apo edhe të natyrës duke dhënë idenë e së pamundurës, por që nuk e kanë arritur përmes kompjuterit.
Gjithçka lidhet me momentin e shkrepjes së aparatit, apo edhe me atë që mund quhet si “manipulim i realitetit”, si për shembull rasti i balenës fluturuese që në fakt është vetëm një balonë ajri.
Por ka edhe fenomene natyrore që mund të shkaktojnë “shtrembërimin e realitetit” duke bërë të pamundurën të mundur, ky është edhe rasti i shtrembërimit të shinave të trenit në Zelandën e Re pas një tërmeti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/