Elbasan, 4 persona në pranga, u zbulohet ara e kanabisit

Elbasan, 4 persona në pranga, u zbulohet ara e kanabisit

430
0
Shares

Policia e Elbasani arrestoi në flagrancë katër persona:

 Behar Haka, 39 vjeç, banues në fshatin Farkë Tiranë.

 Gentjan Bërdufi, 28 vjeç, banues në fshatin Pashtresh Elbasan

 Olsi Shahollari, 38 vjeç, banues në Tiranë

 Sajmir Bërdufi, 27 vjeç, banues fshatin Gjinar Elbasan.

Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi, në fshatin Pashtresh Elbasan, në vendin e quajtur “Mali i Bigës”, në një tokë të pyllëzuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë mbjellë 170 bimë narkotike të dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY