Jani Vogli, identifikohet vrasësi më pagesë i ekzekutuar në Qipro

Jani Vogli, identifikohet vrasësi më pagesë i ekzekutuar në Qipro

87
0
Shares

Policia greke dyshon se shqiptari i varrë në përleshje me armë zjarri në Qipro mund të jetë i njëjti person që u arrestua 3 vjet më parë në Athinë në përpjekje për të vrarë të njëjtin biznesmen që vdiq gjatë atentatit në Agia Napa.

Mediat greke shkruajnë se ai quhet Jani Vogli.

Biznesmeni Phanos Kalopsidiotis u qëllua me armë të enjten në darkë në Ayia Napa të Qipros.

Sipas dëshmitarëve, ishin dy burra që zbritën nga një makinë dhe hapën zjarr duke vrarë Kalopsdidiotis dhe dy miqtë e tij para syve të dy fëmijëve të këtyre të fundit.

Një nga vrasësit (Jani Vogli) u vra nga policia ndërsa tjetri arriti t’ia mbathë. Për të dytin, shpallur në kërkim, u tha se quhet Aleks Burreli nga Mallakastra.

Saktësisht katër vjet para ditës kur u vra, Kalaposidiotis i kishte shpëtuar një sulmi në të njëjtën zonë në të cilin u vranë pesë nga truprojat e tij.

Policia në Greqi në atë kohë arrestoi 38-vjeçarin e vetëquajtur anarkist, Dimirtis Mamalikopoulos dhe një tjetër person pas sulmit.

Zyrtarët grekë zbuluan gjatë hetimeve që Mamalikopoulos ishte shok i ngushtë me një shqiptar të moshës 38-vjeçare, që u mor në pyetje në atë kohë dhe u lirua.

I njejti person u arrestua sërish në Qipro pasi Kalopsidiotis e quajti atë një nga personat që do donte ta vrisnin. Ai u mor në pyetje përsëri dhe u lirua për shkak të mungesës së provave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY