KORÇË/Drejtori në pranga dhe një i plagosur për koshin

KORÇË/Drejtori në pranga dhe një i plagosur për koshin

94
0
Shares

Policia e Korcës arrestoi drejtorin e një rrobaqepësie pasi një nga ounëtaritë e saj u plagos rëndë gjatë punës.

Agron Shabanllari, 52 vjeç, banues në fshatin Libonik, me detyrë Drejtor i një Rrobaqepësie në Libonik, Maliq u arrestua dje.

Ndërsa filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “ Plagosje e rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit A.N, 41 vjeç, banues në Korçë, me profesion shofer, pasi dje më datë 25.06.2016, në ambientet e kësaj rrobaqepsie, është goditur në kokë, nga koshi metalik i vinçit që komandohej nga shtetasi A.N, një punëtor shtetasi D.P, 37 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i dëmtuar D.P aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY