Marketing&Distribution, në pronësi 100% të znj. Vilma Nushi, është ndër më të mëdhatë në fushën e distribucionit. Ndonëse ka mbajtur një profil të ulët në publik, znj. Nushi njihet si një nga sipërmarrëset më të mira dhe më me përvojë në vend, shkruan në një shkrim mbi gratë që bëjnë biznes revista Monitor.
Duke marrë në konsideratë periudhën e gjatë që ka në biznes, aktivitetin e qëndrueshëm dhe numrin e të punësuarve, znj. Vilma Nushi është realisht sipërmarrësja më e madhe femër në biznesin shqiptar, ndonëse sipas xhiros vjetore renditet sërish e dyta në 2014-2015, me një qarkullim vjetor përkatësisht 13.2 dhe 11.2 miliardë lekë. Kompania ka mbi 300 të punësuar, sipas të dhënave nga tatimet. Në vitin 2014, norma e fitimit të M&D ishte 2%, tipike e sipërmarrjeve të mëdha shpërndarëse.
Znj. Nushi rezulton aksionere dhe në subjekte të tjera si T R i M E D (depo farmaceutike), e krijuar në 2004-n, me 50% të aksioneve, duke realizuar një qarkullim vjetor prej 977 milionë lekësh, duke figuruar edhe e 17-a në listën e kompanive me pronare femra.
Vilma Nushi megjithatë është në fjalorin e debateve politike për shkak se opozita konsideron se ka marrëdhënie të forta me Kryeministrin Rama përmes të cilave ia del të sigurojë koncesione të leverdishme nga qeveria.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/