Shtohen dyshimet se vrasësi me pagesë nga Shqipëria, Jani Vogli i cili mbeti i vrarë në atentatin ndaj biznesmenit qipriot në Agia Napa mund të jetë viktimë e vrasësit tjetër Aleks Burreli.
Policia ka hetuar ngjarjen dhe nga kqyrja e gjetjeve në vendngjarje del se asnjëri nga policit nuk ka mundur të qëllojë.
Nga autopsia doli se Kalopsidioti kishte marrë 12 plumba në të gjithë pjesë e trupit.
Vogli ka marrë një plumb në gjoks duke i sjellë atij vdekje të menjëhershme ndërkohë që i është gjetur kokainë në trup.
Por ndërkohë edhe Burreli është parë të largohet nga vendi i ngjarjes duke çaluar.
Dyshimet janë se mund të ketë pasë edhe një përleshje mes dy vrasësve.
Policia qipriote është vënë në kërkim të Burrelit pasi dyshin se cikli i vrasjeve të vrasësve mund të vijojë për të mbyllur kështu të dhënat rreth krimit të trefishtë në të cilën mbeti i vrarë biznesmeni Kalapsidioti, një pronar i disa klubeve të natës në qytet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/