Ne foto, dy lajmërimet per te njëjtën sipërfaqe
Erion Veliaj e mban fjalën gjithnjë. Edhe kësaj here nuk zhgënjeu disa qindra banorë që jetojnë pas UET. Ndërsa po prisnin ndërtimin e lulishtes sic tregon tabela e parë, përgjatë një feste, kur nuk kishte mendje nga njeri, ka hequr lulishten dhe ka vendosur pallat.
Mbrapa UET, te rr.Shefqet Musaraj ne Tirane, diten kur kthehej kombetarja dhe gjithe vemendja ishte aty, banoret e kane gjetur sheshin, ku prisnin te ndertohej nje lulishte, disa stola dhe nje rruge lidhese sipas projektit te shpallur nga Bashkia e Tiranes, te rrethuar dhe tabelen te ndryshuar, lajmëron Thurja.
Nga ndertim rruge dhe rikualifikim sheshi, ne LEJE NDERTIMI. Banoret jane organizuar dhe i kane nisur nje peticion Bashkise se Tiranes, por ende nuk kane marre asnje pergjigje.
“Gjate fushates elektorale Erion Veliaj premtoi se motos beton, beton, beton qe kishte shoqeruar paraardhesit e tij ne Bashki ai do i pergjigjej me moton, parqe, gjelberim, kende pushimi.
Ne fakt po ben te kunderten, edhe ato pak sheshe te cilat ishin destinuar per parqe e lulishte, po i betonizon.
Ne jemi te bindur se nese banoret e lagjes do te organizohen, ai ndertim nuk do te mund te behet duke krijuar nje model edhe per zonat e tjera ne Tirane.
Eshte ne doren e tyre!”, shkruan thurje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/