Drafti që lejon crregjistrimin e mijëra makinave që nuk kanë paguar taksat pritet të dalë së shpejti por ndërkohë gazeta panorama ka zbuluar një pjesë të relacionit që shoqëron draftin.
“Qëllimi i përgatitjes së projektligjit lidhet me pastrimin e të dhënave të mjeteve të transportit, të cilat për një periudhë 10- vjeçare nuk kanë kryer asnjë transaksion, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete.
Personat e interesuar kanë të drejtë që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transporteve për të kryer pa pagesë veprimet e çregjistrimit, apo në rast se të duan të mbajnë aktiv mjetin, duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve.
Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar të gjitha detyrimet e prapambetura, duke përfshirë taksën e regjistrimit të përvitshëm të makinës, taksën vjetore të qarkullimit, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave.
Nëse brenda 6 muajve personat e interesuar nuk bëjnë çregjistrimin, Drejtoria e Transporteve duhet të kryejë vetë çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore”, thuhet në relacionin e projektligjit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/