Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një mbledhje me urgjencë me aleatët e tij opozitarë, mbledhje e cila zhvillohet në selinë e PD-së.
Mbledhja vjen ndërkohë që Partia Demokratike po punon për të shtrirë protestat në rrethe përpara zgjedhjeve të parakohshme lokale në Kavajë më 7 maj.
Më herët, Basha zhvilloi një takim me drejtuesit e degëve, nga ku ka diskutuar mundësinë e përshkallëzimit të protestës për zgjedhjet.
Ende nuk ka vendim se si do të përshkallëzohet protesta, por ne takimin me kryetarët e degëve, mësohet se është diskutuar përhapja e saj në disa qytete të ndryshme të vendit, ku nuk përjashtohet bllokimi i akseve rrugore, apo dhe i akteve të tjera të mosbindjes civile.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/