DETAJET/ Ja pse të gjithë të plagosurit i përkasin një familje

DETAJET/ Ja pse të gjithë të plagosurit i përkasin një familje

54
0
Shares


Në foto, pamje nga vendi i ngjarjes dhe të plagosurit (foto nga Erio Muco)

Të gjithë të plagosurit nga aksidenti në Qafë Muzinë i përkasin makinës së vogël që u përplas ballë për ballë me autobusin e mbushur me studentë.

Automjeti 3+1, tip “Wolksvagen”, i prodhimit 1990, me targa greke KIB 366 kishte brenda 8 persona katër prej të cilëve fëmijë.

Dy prej tyre tashmë ajnë nisur për në Tiranë për shkak se kanë marë plagë të rënda.

Një fëmijë 11-vjeçar në vdekje klinike, thotë gazetarja Eri Muco që ka ndjekur ngjarjen nga Qafa e Muzinës dhe Saranda.

Të paktën 4 persona kanë qenë më shumë se sa lejohet në makinë. Kjo mund të ketë qenë një prej faktorëve të mundshëm që ka ndikuar në aksident ndërkohë që ka sjellë si pasojë plagosjen e të gjithë pasagjerëve të makinës së vogël.

Nëse në makinë do të kishte më pak persoan dhe të gjithë të zbatonin rregullat, fëmijët në karriget e tyre të posaçme dhe të tjerët të lidhur, pasojat e aksidentit do të kishin qenë shumë më të vogla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY