VLORE/Vdes elektricisti në nënstacion

VLORE/Vdes elektricisti në nënstacion

434
0
Shares

Policia e Vlorës ka njoftuar se një elektricist humbi jetën sot në një nënstacion elektrik.

Sipas njoftimit të policisë ai u gjet i pajetë rreth orës 16:30.

Ngjarja ka ndodhur në Nën-stacionin Elektrik të Radhimës ku është gjetur i vdekur shtetasi P. B., 61 vjeç, banues në Vlorë, me profesion Elektriçist.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të kontaktit me rrymën elektike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Energjia elektrike ka qenë e ndërprerë sot për shkak të riparimeve në një pjesë të madhe të bregdetit të jugut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY