Itali, ekzekutohet shqiptari në sy të gruas dhe dy vajzave, pronar i...

Itali, ekzekutohet shqiptari në sy të gruas dhe dy vajzave, pronar i një picerie

44
0
Shares

Është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në qytezën e Velletrit, shumë pranë kryeqytetit italian Romë, shqiptari Ariton Shaskja rreth 40 vjeç,pronar i picerisë “Peccati di Gola”. Sipas dëshmitarëve, Ariton Shaskaj, i thirrur nga të gjithë banorët e zonës Tony, është qëlluar disa herë me armë zjarri para syve të bashkëshortes e të dy vajzave të tij. Autori i vrasjes ka mbërritur në bordin e një motori në shoqërinë e një personi të dytë.

Pasi ka zbritur nga motori ka qëlluar disa herë mbi Ariton Shaskjan, i cili ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. Policia italiane ka sekuestruar të gjitha telekamerat e rrugës e të zonës përreth për identifikimin e autorëve të vrajses. Piceria “Peccati di Gola” në pronësi të shqiptarit është mjafte njohur në Velletri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY