HISTORIA / 15-vjeçarja shqiptare: Si më shfrytëzoi që 12 vjeçe biznesmeni grek

HISTORIA / 15-vjeçarja shqiptare: Si më shfrytëzoi që 12 vjeçe biznesmeni grek

59
0
Shares

Mediat greke janë hapur sot me një histori të një adoleshenteje shqiptare. Sot 15 vjeç, vajza e identifikuar vetëm me inicialin B, ka marrë guximin të tregojnë në prokurori se ka qenë e detyruar të prostituoje që në moshën 12­-vjeçare.

Tutori i saj, sipas dëshmisë të zbardhur nga mediat greke, është një biznesmen grek. Ajo jetonte me nënën dhe motrën 20­vjeçare, ndërsa një motër tjetër nuk e kishte njohur. Babai ishte i ndarë dhe jetonte vetëm. Kur nisi problemet në familje ajo vendosi të shkonte të jetonte me të atin, por ashtu si tregon vetë vajza kushtet ishte të papranueshme, ai nuk kishte para dhe vinte çdo natë i dehur.

Kur dëgjoi se në kushte të tilla, pasi ishte fëmijë, atë mund ta dërgonin në institucionet sociale për ta mbajtur, vendosi të ikte nga i ati.

“U takuam me këtë biznesmenin në një klub nate shumë të njohur në Poseidon. Ai më mori me një makinë shumë të mirë e më çoi në shtëpinë e tij. Hyri në xhakuzi, mori përpara një pjatë me kokainë. Herën e parë që bëmë seks ai më dha 900 euro”­ ka thënë vajza.

Sipas saj, biznesmeni i kishte thënë se nëse do rrinte gjatë me të, do t’i vinte 50­-100 mijë euro në llogari bankare. “Ndërkohë vuri një këngë që fliste për spartanët dhe më tha se ne jemi spartanë”, tregon më tej ajo. Mediat greke shkruajnë se 20 persona janë nën hetim. Po ashtu edhe pronari i hotelit ku kryheshin aktet me vajza ta mitura ka pranuar ato që kanë ndodhur, por sipas tij nuk i dinte moshën e vajzave. Shqiptarja nuk është e vetmja që ka rënë në kë rrejt prostitucioni.
/tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY