Një doganier dhe një polic janë vënë në pranga nga efektivët e policisë së Korçës. Gjatë operacionit të koduar “Tushemishti” në pranga kanë përfunduar doganieri Eduart Kushta, 45 vjeç, polici Mentor Spahillari, 46 vjeç si dhe tregtari Edlir Pilinçi, 40 vjeç.
Arrestimi i tyre është bërë pasi në orën 19:30 të datës 26 qershor 2016 në vendin e quajtur “Pompat e ujësjellësit”, në fshatin Tushemisht, të Pogradecit, 40-vjeçari Pilinçi duke drejtuar mjetin me targa AA 352 MG është kapur në flagrancë me një sasi mallrash. Në makinë ai kishte: 4 koli me pije energjike B52, 7 koli me maja buke në gjendje të lëngshme, 40 pako me letër, për ambalazhim fast-food, 5 pako me qese plastike. Mallra dyshohet se janë futur kontrabandë nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht dhe doganieri Eduard Kushta dhe polici Mentori Spahillari kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll mbi këtë mjet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/