“KOPJACE”/Mesila Doda: Si më vodhën propozimin dyshja Blushi-Hafizi

“KOPJACE”/Mesila Doda: Si më vodhën propozimin dyshja Blushi-Hafizi

208
0
Shares

Plagjaturë politike, e ka quajtur deputetja Mesila Doda, propozimin e dy deputetëve socialistë për ndryshime në Kushtetutë. Ajo akuzoi kolegët e saj për kopje të vizionit të PDIU, propozim i kësja partie bërë 6 muaj më parë.

“Përfundimish politika shqiptare, edhe ai segment që mëton të shfaqet si risi, del më i përçudnuar se pjesa më e keqe e politikës tradicionale. Jam më shumë se e habitur dhe thellësisht e zhgënjyer me propozimin e sotëm të iniciuar nga një grup deputetësh, mes të cilëve dhe kolegët Hafizi e Blushi si iniciatorë të kësaj inisiative, pasi ngjarja po merr formën e pastër të një kopjo të bërë keq, të një plagjature të pastër të iniciativës së PDIU bërë këtu e 6 muaj më parë.

Pas propozimit të bërë për President nga populli komunikova me kolegen time Hafizi, me të cilën më lidh një histori e përbashkët suksesi në fuqizimin e gruas në politikë dhe i shpjegova që është një amendament i depozituar tashmë në Parlament nga PDIU dhe do mund ta çonim përpara nëse do i shtohej edhe mbështetja e tyre pranë Komisionit të Reformës Kushtetuese. Më kërkoi materialin e depozituar prej nesh dhe ja nisa me shpresë se do mund të na bashkoheshin edhe zëra të tjerë në një propozim kaq të rëndësishëm…Sot shoh e habitur që propozimit të tyre të vjetër i është shtuar edhe një nen tjetër që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës me firma nga populli, kërkesë edhe kjo që bën pjesë në propozimet tona…këtu unë jam pa fjalë…plagjaturë e pastër që i shtohet plagjaturës së parë dhe pa minimumin etik as të njoftimit për atë që morën nga material i PDIU. Gjatë karrierës sime në politikë kam parë shpesh akte të shëmtuara e mediokre në politikë por nuk e imagjinoja kurrë që këtë ta shkruaja për një grup njerzish qe vijnë në emër të ndryshimit të politikës e për disa prej të cilëve kam ushqyer respekt më shumë se i zakonshmi. E kuptoj që talenti nuk është dhunti që e kanë të gjithë, ndërsa kopjaceria akt etikisht i papranueshëm, por që mund ta ushtrojë gjithkush që don të arrijë në tronditjen publike dhe marrjen më cdo kusht të një suksesi, në këtë rast të një pjese njerzish dhe votuesish. Por ka një rregull në botën akademike dhe në këtë tonën…vëri posht emrin e vërtetë idesë së paraqitur.

P.S. kemi kërkuar edhe një zonë zgjedhore për diasporën. Futeni edhe atë po e patët me merak…”, përfundon Doda

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY