VENDIMI/Gjykata Kushtetuese largon Dvoranin nga Gjykata e Lartë

VENDIMI/Gjykata Kushtetuese largon Dvoranin nga Gjykata e Lartë

158
0
Shares

Gjykata Kushtetutese vendosi sot që të ndalojë zgjatjen e mandatit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë deri në zëvëndësim pas një kërkese të bërë nga deputetë të PD.

Me një vendim të Kushtetueses, publikuar sot ndryshohet një nen i Ligjit për Funksionimin dhe Organizimin e Gjykatës së Lartë, shkruan droni.al.

Pika 3 e nenit 5 të këtij ligji hiqet fare.

neni i ligjit per gjyk

Më poshtë është neni i plotë, pika e fundit e të cilit nuk do të jetë më në fuqi.

“1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë fillon ditën e betimit të tij përpara Presidentit të Republikës, datë e cila i njoftohet zyrtarisht Gjykatës së Lartë dhe përfshihet në dosjen personale të gjyqtarit.

2. Mandati i Kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet brenda mandatit të gjyqtarit të kësaj gjykate.

3. Gjyqtari, të cilit i ka përfunduar mandati apo i ka mbaruar mandati, sipas shkronjës “c” të nenit 139 të Kushtetutës, vazhdon të ushtrojë detyrën deri në emërimin e gjyqtarit pasardhës”.

Debati për këtë nen nisi kur një gjykatës në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani. vijon punën e tij edhe pse ka mbi dy vjet që i ka përfunduar afati kushtetues.

Një tjetër gjykatës që përfundoi mandatin pak javë më parë, Ardian Nuni, dha dorëheqjen pavarësisht se pika 3 e nenit 5 ishte ende në fuqi.droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY