Lila: Ja çfarë më tha Pogba gjatë ndeshjes me Francën

Lila: Ja çfarë më tha Pogba gjatë ndeshjes me Francën

53
0
Shares

Andi Lila ka zbuluar se çfarë i ka thënë Paul Pogba gjatë një bisede të shkurtër në fushën e lojës në ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës.Lila ka qenë një nga protagonistët pozitivë të Shqipërisë në Euro 2016, duke spikatur me lojën e treguar në ndeshjet kundër Francës dhe Rumanisë.

“Unë mbaja Martialin, por në fund, te Franca u aktivizua Pogba. Ai është shumë i gjatë, një kokë më i gjatë se unë dhe në goditje këndi apo dënimi po të mos e mbaje me hile të shkëputej. Ndaj unë e kapja me duar si të mundja 2-3 herë, duke u munduar që të mos më shihte gjyqtari”, ka rrëfyer Lila.

“Ai thirri dy-tre herë por gjyqtari nuk e dëgjonte, pasi në Marsejë ishte rrëmujë, kishte shumë tifozë dhe zhurmë. Ndaj m’u kthye dhe më tha në anglisht ‘
A je i çmendur?’. ‘
Po’ i thashë dhe u largova me shpejtësi”, tregoi duke qeshur Lila.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY