Kryeministri Edi Rama ka zbehur shpresat se mund të arrihet një marreveshje mazhorancë opozitë për reformën në drejtësi. Sipas tij shanset për një marrëveshje të tilla janë të vogla. Kryeministri foli sot në mbledhjen e kryesisë së grupit të PS. “Shanset për një marrëveshje mes PD e PS për reformën në drejtësi janë të vogla për të mos thënë që janë zero”, mësohet të ketë deklaruar Kryeministri Rama. Sipas tij PD po i largohet reformës në drejtësi.
Ndërkaq ai ka kërkuar nga anëtarët e qeverisë të jenë prezentë në të gjitha seancat parlamentare.
Kuvendi i ka mbetur më pak se një muaj punë për të mbyllur këtë sesion.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/