Aksidenti në Qafën e Muzinës, flet një nga të plagosurat

Aksidenti në Qafën e Muzinës, flet një nga të plagosurat

279
0
Shares

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur dje në aksin rrugor Gjirokastër – Sarandë pranë Qafës së Muzinës, 7 nga të plagosurit e kësaj ngjarjeje po trajtohen në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Gjendja e tyre është stabilizuar, me përjashtim të një fëmije, Kledi Lleshit 6 vjeçarit i cili vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në reanimacion.
Rabie Lleshi, është një prej të aksidentuarve që janë shtruar në pavijonin e ORL-së në spitalin e traumës. Ajo tregon për Report TV se kanë qenë duke udhëtuar për në Korfuz ku edhe jetojnë e punojnë prej vitesh. Ajo nuk e mban mend asgjë nga aksidenti, ndërsa thotë se është përmendur vetëm kur i kanë thënë se do të vinte me helikopter në Tiranë.
Mjeku kirurg, Naim Dizdari thotë se pacientët kanë ardhur në gjendje relativisht të rëndë shëndetësore dhe janë trajtuar sipas specifikave dhe diagnozave që ata paraqesin.
Aktualisht në spitalin e traumës, po trajtohet Feruz Lleshi, drejtuesi i mjetit të aksidentuar, Aida Lleshi, e cila është bashkëshortja e tij, dy fëmijët e tyre, Bora dhe Aleksandra Lleshi dhe, kunata Rabie Lleshi.
Në pavijonet e Spitalit të Traumës, po ashtu po mjekohen edhe Keldi Lleshi, 6 vjeç, si dhe Sara Lleshi, 6 vjeçe, përkatësisht nipi dhe mbesa i Feruz Lleshit, drejtuesi i mjetit Volkswagen me targa greke që u përplas me një autobus në Qafë Muzinë, në aksin rrugor Gjirokastër – Sarandë të dielën pasdite. Në këtë aksident mbetën të plagosur 7 persona ndërsa një vajzë 12 vjeçare ndërroi jetë vetëm pak momente pas aksidenti.
 

Të plagosurit

makina e perplasurKledi Lleshi, 6 vjeç (në reanimacion)
Sara Lleshi, 9 vjeçe (në reanimacion)
Aleksandra Lleshi, 6 vjeçe
Bora Lleshi,  8 vjeçe
Aida Lleshi, 24 vjeçe
Feruz Lleshi, 39 vjeç
Rabie Lleshi, 40 vjeçe

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY