Pas Spanjës, është Anglia që i ka dhënë lamtumirën Euro 2016 që në fazën e 1/8-ave, ndërsa Islanda është surpriza e madhe e këtij Europiani.
Një nisje e çmendur e takimit. Anglia kalon në avantazh në minutën e 4 me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Rooney, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Sigurdsson barazon shifrat. U mendua se ishte një gol i rastësishëm i islandezëve, por nuk kishte qenë kështu, pasi vetëm 10 minuta më pas ata arrijnë të shënojnë edhe golin e avantazhit sërish me Sigurdsson, i cili rezultoi vendimtar për kualifikimin e mëtejshëm të ekipit të drejtuar nga Lagerback.
Anglia më pas bëri të gjitha përpjekjet për të shënuar të paktën golin e barazimit, por deri në minutën e tretë të shtesës nuk ja arritën qëllimit.
Tashmë për anglezët mund të cilësohet si “Anexit” i radhës, këtë herë nga Kampionati Europian, ndërsa Islanda vazhdon ëndrrën dhe në çerekfinale do të ndeshet me organizatorët e Francës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/