Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier. Rreth orës 07:30, në afërsi të kripës, një furgon mallrash me targë AA050EK me drejtues shtetasin M.H 22 vjeç, banues në Fier, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore. Si pasojë e aksidentit një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Viktima mësohet se ishte pasagjer në sediljen e parë të furgonit.Mësohet se mjeti po udhëtonte drejt Fierit dhe transportonte punëtorë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe personave të lënduar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/