Është gjendur në Egjipt peshkarexha shqiptare “Çelepia2”. Autoritetet egjiptianë e kanë gjetur anijen shqiptare të zhdukur prej 18 qershorit në brigjet e Alekandrisë.
Ndërkaq nuk ka asnjë gjurmë të pengjeve të marinarit egjiptian, pasi brenda bordit të anijes janë gjetur tre persona me kombësi egjiptiane. Nuk dihet asgjë për vendodhjen e rrëmbyesit egjipitian Adel Muhamed Salam dhe as të dy marinarëve shqiptarë të marrë peng.
Një ditë më parë, egjiptiani lëshoi kërcënimine fundit ndaj pronarit të anijes. Salam i la orën 20:00 të së hënës si afatin e fundit që pronari i anijes të depozitonte në llogari shumën prej 70 mijë eurosh, në të kundërt do të djegë mjetin lundures.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/