12 tonë kanabis në Përmet, pronarët- biznesmenë të fuqishëm në Tiranë

12 tonë kanabis në Përmet, pronarët- biznesmenë të fuqishëm në Tiranë

75
0
Shares

Të paktën dy persona nga Tirana me aktivitete në lojrat e fatit dhe lokale të ndryshme si dhe një tjetër nga Tepelena, po verifikohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si pronarë të mundshëm të kanabist që u gjet në depot e rezervave të shtetit në Përmet.

Bazuar në dëshmitë e marra prej banorëve të zonës në fshatin ku u gjet kanabisi në Përmet por edhe referuar tabulateve telefonike të dy shtetasve të arrestuar, prokuroria dyshon se dy sipërmarrës nga Tirana me aktivitet në pronësinë e lokaleve të ndryshme dhe pikave të basteve, mund të jenë financies të aktivitetit kriminal në Përmet, shkruan “Panorama”.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me identitetin e personave që po hetohen. Ndërkohë, i dyshuari nga Tepelena, mendohet se ka marrë pjesë në këtë aktivitet duke mundësuar kultivimin e kanabisit në këtë zonë, ruajtjen e parcelave dhe deri tek korrja e bimës narkotike e cila mendohet se është përpunuatr e tharë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet, sipas të njëjtës gazetë.

Deri tani policia arrestuar shtetasit Rustem Muçelli, 51 vjeç dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, të banues në Përmet ndërsa është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në po atë fshat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY