Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti është shumë pranë kalimit te klubi italian i Pescarës.E vetmja pengesë që po pengon transferimin e Ajetit është paga vjetore që kërkon lojtari.
Pescara i ka vënë përpara një ofertë ekonomike prej 300 mijë eurosh neto në vit, për tre sezone, mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare. Por kjo ofertë është refuzuar nga babai dhe njëkohësisht menaxheri i futbollistit.
Sipas mediave italiane, ai ka kërkuar nga klubi një rrogë prej 450 mijë eurosh neto në sezon, ofertë të cilën Pescara e cilëson si të papërballueshme për momentin. Megjithatë, palët kanë lënë një takim për sot, ku do të diskutojnë më specifikisht të gjitha detajet e një marrëveshje të mundshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/