Partia Demokratike akuzoi sot sërish ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja se po bën pazar me blerjen e ilaçit Fludara për leuçeminë. Denoncimi këtë radhë ka ardhuar nga deputetja demokrate Albana Vokshi, sipas saj Rama dhe Beqja kanë marrë miliona lekë nga sëmundjet e vuajtjet e shqiptarëve. “Vuajnë të sëmurët, vuajnë familjet e tyre. Janë rrënuar ekonomikisht. Një dramë e madhe. Po për Ilir Beqën çfarë është kjo? Një lajm i mirë padyshim. Sepse biznesi i tij rritet. Sepse më shumë pako 390 euroshe do paguajë qeveria, para të shqiptarëve. Më shumë para për të e për Edi Ramën.
Më tej Vokshi thotë se Beqaj në shkelje flagrante të ligjit ia hoqi të drejtën një firme të njohur europiane, që tia jepte klientit të tij “Edhe pse Fludara ishte bar i regjistruar nga kompania Sanofi Aventis, me çmim të kërkuar prej 276 euro pakoja, Beqaj në shkelje flagrante të ligjit ia hoqi të drejtën kësaj firme të njohur europiane, që tia jepte klientit të tij, të kompanisë Incomed, me çmim shumë herë më të lartë, me 390 euro kutia. Miku i Beqës, i këtij hajduti me çizme, merrte pra 114 euro më shumë për çdo pako. Dhe çfarë ndodh; sot paraqet ofertën kompania e Beqës, të nesërmen, miratohet në qeveri lista, vendoset rimbursimi. Nuk e vonon firmën Edi Rama as 24 orë”.
Sipas saj “Miku i Beqës, që mori lejen e importit në shkelje të ligjit, dhe iu bë gati në kohë rekord rimbursimi nga Edi Rama, tashmë jo vetëm mund ta sillte me një çmim katastrofik, por do të duhej ta kërkonte këtë bar nëpër bodrumet e depot e lindjes, sepse në perendim nuk e merrte dot, pasi prodhuesin e përzunë. Miku i Beqës duhej ta gjente në Turqi e vende të tjera, ku mund a merrte edhe me 2 lekë, apo në prag të skadimit, sigurisht të dyshimtë për cilësinë dhe sigurinë e tij, të rrezikshme për shëndetin”, është shprehur Vokshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/