NJOFTIMI/Ardit Gjebrea merret i pandehur nga Gjykata e Tiranës

NJOFTIMI/Ardit Gjebrea merret i pandehur nga Gjykata e Tiranës

97
0
Shares

Kengetari ne interviste me Marjan Rrokun ne burg

Këngëtari dhe moderatori i njohur i spektakleve Ardit Gjebrea është marrë i pandehur nga Gjykata e Tiranës.

arditi gjykata njoftimi

Njoftimi i Gjykatws sw Tiranws

Gjykata e regjistroi si të pandehur Gjebrenë më 6 qershor pak ditë pas familja Canaj depozitoi padinë për Gjebrenë në këtë gjykatë, shkruan droni.al referuar burimeve nga gjykata e Tiranes.

Artisti i njohur është paditur në lidhje me emisionin e tij për Marjan Rrokaj, i dënuar me burg të përjetshëm pasi vrau të dashurëne tij bashkë me nënën e saj në Tiranë.

Gjebrea bëri intervistë në burg me Rrokajn , intervistë që më pas u transmetua në “E diela shqiptare” në Tv Klan, emission që drejtohet po ashtu nga artisti.

Do të jetë procesi gjyqësor ai që do të vendosë nëse Gjebrea ka fyer familjen Cani apo jo.

Gjebrea do të mbrohet në këtë cështje nga avokate Erinda Ballanca.
ardit gjebrea po shko ne burg

Gjebrea gjate intervistes me Marjan Rrokun

Fazlli Canaj, babai i Alda Canaj që u vra nga Rroku në vitin 2001 ka kërkuar dënimin me burg për Gjebrenë.

Sipas tij janë 6 momente të cilat kanë cënuar atë, dinjitetin e vajzës së vdekur dhe familjen e tij:

Se pari për emisionin ne nuk kemi patur asnjë sinjalizim si familje e dëmtuar dhe kjo na shkaktoi një tronditje të gjithëve sa që nuk mund ta përshkruajmë.

Së dyti ai ka përdorur emër dhe mbiemër të plotë të vajzës, pa lejen tonë e cila është minorene dhe nuk duhej përdorur. (Neni 35 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise)

Së treti ka përdorur emrin e vajzës së madhe duke treguar dhe vendbanimin pa kontaktuar me asnjë nga ne.

Së katërti ka përdorur foto të familjes sime, gruas, vajzës, madje dhe nënës dhe varrezave përsëri pa na pyetur. (Neni 8 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut)

Së pesti kemi patur telefonata dhe edhe në rrjetet sociale se të gjitha i ka bërë se ka marrë shuma marramendëse parash. Le të verifikohet në është e vërtetë apo jo?

Së gjashti ka shtrembëruar të vërtetën, thënë vetëm nga një palë, duke e paraqitur ngjarjen si të rastësishme pa kërkuar të vërtetat sipas dokumentave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY