Ore di njeri te me thote ku eshte parashikuar ne kushtetute qe mosvotimi i nje ligji con ne zgjedhje te parakohshme… E dyta PS e vetme ka nja 60 e ca deputete pra nuk ben numrin e nevojshem per ta cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme keshtu qe duhet vendim koalicioni sepse mund te ndodhe qe kryeminister fjalavjen pas doreheqjes se Rames te propozohet Meta me propozim te 40 deputeteve dhe me votat e opozites… Rama jep doreheqjen ( qe seshte nga ata lule) dhe Presidenti mund ti drejtohet kuvendit…Atehere ke kercenon Peleshi dhe Pandeliu
Me poshte jane dy nenet, te cilat parashikojne shkarkimin e kryeministrit… Ne zgjedhje te parakohshme shkon vetem kur ka paraqitur mocion besimi dhe nuk eshte votuar nga 50% e deputeteve sic parashikon neni 104, gje e cila ska llogjike te paraqitet sepse ska dale njeri kunder qeverise dhe Rama ska pasur mungese votash nga krahu i tij por dhe qe ka shume mundesi te mos realizohet sepse mund te kete efekt boomerang pra te paraqese mocion besimi dhe mos e lejojne votat e opozites dhe LSI, si skeme e lojes politike ne te gjitha rastet e tjera presidenti kerkon paraqitjen e nje emri tjeter… Pra Pelesh e Pandi kur te hidhni shashka mundohuni te lexoni ndonje gje… Sepse mund te ndodhe qe te refuzohet mocioni i besimit, dhe te votohet nje mocion mosbesimi qe sdo bente asgje tjeter vetem se do hiqte ramen dhe do sillte nje qeveri tjeter qe do e conte vendin ne zgjedhje… Po aq dini e aq beni… Ja dhe dy nenet ti keni per kollajllek
Neni 104
1. Kryeministri ka të drejtë t’i paraqesë Kuvendit mocion besimi ndaj Këshillit të Ministrave. Në rast se mocioni i besimit votohet nga më pak se gjysma e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orëve nga votimi i mocionit, i kërkon Presidentit të Republikës shpërndarjen e Kuvendit.
2. Presidenti shpërndan Kuvendin brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës.
Neni 105
1. Një e pesta e deputetëve ka të drejtë të paraqesë për votim në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit në detyrë, duke propozuar një Kryeministër të ri.
2. Kuvendi mund të votojë një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetëm duke zgjedhur me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij një Kryeministër të ri.
3. Presidenti i Republikës dekreton shkarkimin e Kryeministrit në detyrë dhe emërimin e Kryeministrit të zgjedhur jo më vonë se 10 ditë nga votimi i mocionit
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/