Deputeti Ben Blushi ka shpjeguar sipas tij se pse LSI ka frikë nga fakti se PD nuk merr pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ai tha se në këtë rast LSI detyrohet të jetë opozita dhe sipas tij Meta kesaj i frikesohet ndaj edhe nuk po e nenshkruan koalicionin me PS. Në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se suksesi më i madh i çadrës së opozitës është se ka futur koalicionin mes PS dhe LSI në krizë.
“PD ka një sukses që i duhet njohur, e ka futur koalicionin në krizë. Rama me Metën nul po e nenshkruajne marreveshjen per koalicionin se Meta është i fiksuar të hyjë me Ramën vetëm në zgjedhje. kanë marrëveshje, por nëse PD nuk hyn në zgjedhje dmth që në parlamentin e ardhshëm, te mos kete Rama nevoje per LSI, Meta frikësohet…Marreveshja per koalicionin ka gjasa të mos nënshkruhet nëse PD nuk futet realisht në zgjedhje.
Nëse PD është futur në cadër për të shkatërruar koalicionin, deri tani e ka arritur, tjetër sukses nuk ka deri tani. Rama e Meta po presin që këtë javë PD të kthehet në zgjedhje, nëse PD do kthehet në zgjedhje nuk e di me cfarë formule, keta shkojnë bashkë në koalicion. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje ka gjasë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të mos zgjidhet fare presidenti.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/