Kreu i PD Lulzim Basha u pergjigj ndaj deklarimit të kryeministrit Edi Rama ne lidhje me votimin e vetingut. Ai thote se opozita eshte gati ta votoje “menjëherë pas formimit të qeverisë që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
Deklarata e Bashës:
Sot Kryeministri në ikje na propozoi të gjejmë një kompromis me shtyrjen e vetingut. Kjo është një tjetër dëshmi se për Edi Ramën drejtësia dhe reforma në drejtësi kanë qenë dhe mbeten vetëm një mjet pazaresh, shantazhi dhe imazhi. Kurse për ne drejtësia është themeli që garanton lirinë dhe demokracinë, mbi të cilin do të ngrihet shteti modern shqiptar.
Ne jemi për vetingun, më 21 korrik votuam vetingun dhe do ta çojmë deri në fund vetingun. Ne kemi refuzuar vetingun e Edi Ramës sepse duam një veting të vërtetë, të pakapur nga politika dhe të paanshëm.
Menjëherë pas formimit të qeverisë që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne jemi të gatshëm të votojmë ligjin për zbatimin e vetingut sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Krimi qeveritar do të përballet me drejtësinë e pavarur, ata që e kthyen Shqipërinë në republikë të drogës dhe korrupsionit do të përballen me drejtësinë e vërtetë.
Mbi të gjitha, zgjedhjet e lira do të hapin rrugën për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe një demokracie perëndimore në Shqipëri. Liria, drejtësia dhe kontrolli mbi pushtetin do të jenë themeli i Republikës së Re. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe.
Deklarata e Ramës per vetingun: Përsëri dua ta nënvizoj që vendimmarrja jonë është e përbashkët. Në këtë vendimmarrje të përbashkët, që është një vendimmarrje e koalicionit tonë, që ka përgjegjësinë të vazhdojë të qeverisë Shqipërinë, të vazhdojë të bëjë reforma, të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjithë ata që duan të hyjnë në zgjedhje të lira e të ndershme dhe e miqve dhe partnerëve tanë. Nëse do të gjejmë edhe me ta një rrugë arsyeje, që gjëja e parë që të votohet në seancën e parë të parlamentit të ardhshëm do jetë Vetting-u, atëherë gjithçka është e hapur.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/