FOTO/Eduard Ndocaj i hedh sytë nga PD

FOTO/Eduard Ndocaj i hedh sytë nga PD

60
0
Shares

Ne foto, Ndocaj me kryetarin e bashkise ne Lezhe Fran Frokaj

Deputeti i Lezhës Eduard Ndocaj ka hedhur sytë drejt PD. Pasi ka deklaruar se ka qenë në krah të PD përgjatë zgjedhjeve lokale, Ndocaj thotë se nëse ky bashkëpunim ijon edhe në të ardhmen në lezhë ndodh tërmet.

Ja cfarë shkruan ai në një postim në rrjetet sociale:

“Eduart Ndocaj bashkë me kryetarin e bashkisë Lezhë z. Fran Frokaj dhe me kryetarin e Partisë Demokratike dega Lezhë kanë festuar së bashku në një tavolinë. Sebep ka qenë 50 vjetori i gazetarit Ismet Drishti dhe përvjetori i “Zjarr TV”.

Dihet tashmë që Ndocaj e Frokaj janë miq të mirë. Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se Ndocaj ndjehet më rehat në tavolinën e Partisë Demokratik e kjo kuptohet lehtë edhe për faktin se ka zgjedhë të ulet aty.

Ndoshta ky afrim i z. Ndocaj ka të bëj edhe me qëndrimet e tij të fundit në lidhje me reformën. Madje, një vëmendje të veçantë qëndrimit të Ndocaj për reformën në drejtësi i ka kushtuar edhe Rilindja Demokratik, organ i Partisë Demokratike. Një gjë është e sigurt se kur Ndocaj dhe Frokaj janë së bashku politikisht në Lezhë ndodh tërmet ashtu siç ndodhi për zgjedhjet lokale të 2015.

Nëse ky bashkëpunim do të vazhdojë të rritet, atëherë Ndocaj dhe Frokaj janë binomi që përcaktojnë politikisht fatet e Lezhës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY