Tiranë, bashkëshortja e paditi në gjykatë, burri i vë flakën vetes

Tiranë, bashkëshortja e paditi në gjykatë, burri i vë flakën vetes

72
0
Shares

Foto Ilustruese

Një 59-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në mes të Tiranës, duke i vënë flakën vetes, pasi ishte lyer me benzinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate, duke gdhirë e hëna, në bregun e lumit Lana, pranë Piramidës.
Sipas Policisë, mësohet se i plagosuri është shtetasi Ded Leka, nga Lezha, baba i dy vajzave.
Mësohet se tentativën e vetëvrasjes ai e ka kryer në kushtet e depresionit, pas konflikteve të vazhdueshme që kishte pasur me të shoqen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, fillimisht duke pyetur dëshmitarët e më pas edhe familjarët e 59- vjeçarit. Sipas kalimtarëve që kanë parë veprimin e tij, Leka ka qenë i ulur në një prej stolave përgjatë bregut të Lanës, pikërisht pranë një qendre tregtare që ndodhet afër Piramidës.
Në një moment ai ka hapur tapën e një shisheje plastike që mbante në dorë dhe e ka derdhur atë mbi kokë. Më pas i ka vënë flakën vetes me një shkrepëse. Shërbimet e Komisariatit nr. 1 kanë arritur në kohë në vendngjarje, dhe pasi kanë arritur të shuajnë flakët që i kishin përfshirë të gjithë trupin 59- vjeçarit, e kanë transportuar me urgjencë te Spitali i Djegie Plastikës në QSUT. Aty i është dhënë ndihma e parë, duke e dërguar më pas te Toksikologjiku, ku edhe ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë.
Nga pyetja e familjarëve, Policia ka mësuar se Ded Leka po kalonte një gjendje depresive, për shkak të konflikteve që kishte me gruan e tij, F. Leka. Kjo, një javë më parë, kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje në Gjykatën e Tiranës, pasi i shoqi e dhunonte vazhdimisht.
Por Ded Leka vetëm para pak ditësh e kishte mësuar se e shoqja e kishte dërguar në gjykatë, pasi ishte lajmëruar që të paraqitej në seancën e datës 1 korrik. Pasi kishte tentuar disa herë që të bindte gruan të tërhiqte padinë dhe ajo nuk ishte bindur, 59-vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëdjegur me benzinë. Policia ka marrë në pyetje edhe dy vajzat e çiftit, të cilat po ashtu kanë konfirmuar problemet e prindërve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY