Nishani mesazh Erdogan: I dënoj me forcë këto akte të urryera terroriste...

Nishani mesazh Erdogan: I dënoj me forcë këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit

49
0
Shares

Kreu i Shtetit shqiptar shpreh ngushëllimet më të ndjera duke dënuar me forcë sulmet e përgjakshme terroriste në aeroportin e Stambollit. Nishani nëpërmjet një mesazh dërguar homologut të tij presidentit Erdogan shpreh tronditjen për humbjen e jetësve të dhjetra personave; “I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit”, shkruan Nishani.

MESAZHI I PLOTË


I nderuar Zoti President,

Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan.

Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, Juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira e kritike, unë dhe populli shqiptar jemi pranë jush, pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk.

Zoti ju dhëntë qetësi, kurajë e forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar drejtuar Presidentit të Turqisë, Erdoğan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY