Është gjendur nga autoritete egjiptiane marinari shqiptar i anijes Cepelia 2 i zhdukur prej disa ditësh. Autoritetet egjiptiane kanë gjetur njërin prej marinarëve shqiptarë që ndodheshin në peshkarexhën që ishte marrë peng nga egjiptiani Adel Muhamed Salam. Marinari shqiptar Luan Mema u gjet në bordin e anijes shqiptare që ditën e djeshme. Peshkarexha ishte ankoruar në portin e Aleksandrisë në Egjipt dhe u zbulua dje nga policia egjiptiane.
Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë:
Ministria e Puneve te Jashtme, deshiron te informoi opinionin publik mbi ecurine e operacionit te shpetimit te ekuipazhit te peshkatores “Celepia 2”, se:
Menjehere pas marrjes se informacionit per gjetjen dhe bllokimin e peshkarexhes nga Marina egjiptiane dhe transferimin e saj ne nje port ushtarak ne Aleksandri, Ambasada jone ne Egjipt kontaktoi me autoritetet lokale te sigurise dhe hetimit, te cilat informuan se mes personave te ndaluar ne bordin e peshkarexhes gjendet shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shendetesore e te cilit paraqitet e qendrueshme.
Ambasada shqiptare ne Egjipt po kujdeset per ti ofruar asistencen konsullore te nevojshme, si dhe ne bashkepunim me autoritetet egjiptiane, pas perfundimit te hetimit do te jap gjithe ndihmen e mundshme per kthimin e shtetasit Luan Mema ne Shqiperi. Autoritet egjiptiane jane duke punuar per gjetjen e vendodhjes se shtetasit tjeter shqiptar, Dhimiter Malja si dhe kryerjen e te gjitha procedurave hetimore per zbardhjen e kesaj ngjarje. Ministria e Puneve te Jashtme dhe te gjitha organet e tjera te perfshira ne kete operacion shpetimi sigurojne opinionin publik per angazhimin maksimal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/