Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shqyrtojë këtë të martë kërkesën e Igli Tares për heqjen e masës së sekuestros ndaj një vile në Dhërmi, e cila është sekuestruar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Sipas SPAK, prona dyshohet se është pasuri e fshehur e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Nga ana tjetër, Tare kundërshton këtë pretendim dhe kërkon kthimin e vilës, duke deklaruar se ajo është pronë e tij dhe është blerë me burime të ligjshme financiare.
Seanca gjyqësore është caktuar të zhvillohet në orën 11:00 në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ndërsa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Miliana Muça.
Vendimi i Apelit pritet të përcaktojë nëse masa e sekuestros do të mbetet në fuqi apo do të hiqet deri në përfundim të hetimeve.




