Policia italiane e qytetit të Trentos vuri në pranga sot 20 shqiptarë nën akuzën se kishin kryer 114 vjedhje në zona të ndryshme të Trentos.
Hajdutët kishin arritur të grumbullonin rreth 200 mijë euro objekte te vjedhura.
Pesë anëtarë të kësaj bande janë arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale të grabitjes, ndërsa 7 anëtarë të tjerë të bandës janë identifikuar në Shqipëri. Autoritetet italiane kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj tyre.
Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë të bandës janë shpallur në kërkim.
Policia sekuestroi 25 mijë euro, disa qindra monedha ari, objekte të shtrenjta si dhe një pistoletë me 2 karikatorë e 21 plumba.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/