Kreu i PD, Sali Berisha tha sot gkatë një komunikimi në rrjete sociale se protesta rinore në Tiranëmprej gati një muaj e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq, armik të rinisë së kombit të tij. Ai foli në përgjigke të një ndjekësi të tij në Facebook.
Shyqyri Myrtollari. Doktor përshëndetje. Rama vuri në shërbim të krimit Këshillin e Ministrave, Bankën e Shqipërisë, Ambasadat, Policinë e Shtetit, Portin e Durrësit, Doganat dhe Bashkitë. Gjithashtu ndërmori disa ligje speciale si monopolizimi i lejeve për kullat dhe resortet, ligji për ndërtimet në zonat e mbrojtura, paketa e maleve, dhe çmimet e referencës në ndërtim. A duhet të hetohet si organizatë kriminale?
Sali Berisha: Kjo organizatë kriminale duhet të rrëzohet një minutë e më parë Shyqyri. Dhe ne nuk tërhiqemi kurrë nga kjo pikëpamje dhe nga rrëzimi i saj.
Por dua të them dhe një gjë, që lëvizja rinore qytetare i ka dhënë disa nga goditjet më fatale këtij regjimi. E ka lënë pa fytyrë në mbarë Evropën dhe botën.
Dhe një gjë dua t’ju them të dashur miq, sulmet e lëvizjeve rinore qytetare, apo lëvizjet rinore qytetare, janë shumë më ngjitëse sesa ato që vijnë nga kundërshtarët politikë. Ndaj dhe kjo protestë rinore e ka nxjerrë Edi Ramën lakuriq. Armik të rinisë së kombit të tij, armik të të ardhmes së kombit të tij.
E ka dërmuar, e ka nxjerrë siç e meriton. Pra, duhet të jemi mirënjohës.
Pse i them këto? Nuk duhet të shohim se, se Edi Rama është vërtet aty kufomë e pakallur politike, por goditjet që ka marrë e bëjnë atë absolutisht më të pashpresin qeveritar në Evropë.a.b





