Bolonja jep miliona për dyshen Memushaj- Ajeti

Bolonja jep miliona për dyshen Memushaj- Ajeti

51
0
Shares

Të cmendur pas dyshes Memushaj dhe Ajeti . Ndonëse Ledian Memushaj ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Peskara, ku është i lumtur me rolin që ka brenda ekipit, Bolonja insiston ta marrë në ekip, jo vetem atë, por edhe Arlind Ajetin.

Sipas mediave italiane, ka pasur bisedime mes drejtuesve të dy klubeve dhe Bolonja ka ofruar 4 milionë euro për të siguruar mesfushorin shqiptar i cili shkëlqeu në Euro 2016.

Peskara kërkon të përfitojë sa më shumë nga transferimi i kapitenit e si rrjedhojë, ka kërkuar që kjo shifër të rritet. Por në mediat italiane bëhet e qartë se mjafton që Bolonja të çojë në 5 milionë euro ofertën, për të bindur klubin që të lërë Memushajn të largohet, informon ora news.

Në të njëtën suaze qendron edhe Arlind Ajeti, për të gjithnje sipas medias italiane Bolonja ofron 700.000 euro në sezon.

Këtu ndihmon edhe fakti që qendërmbrojtesi shqiptar është një futbollist i lirë në merkato, pasi kontrata me Frosinonen përfundoi në fund të sezonit. Kështu bolonjezët duket se janë të fiksuar për të marrë shërbimet e dy prej futbollistëve më të mirë të kombëtares shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY