Misteri i dhuratës së moderatores së njohur e ka emrin Bekim Balaj?

Misteri i dhuratës së moderatores së njohur e ka emrin Bekim Balaj?

186
0
Shares

Një tjetër ҫift për të cilin po flitet shumë në media kohët e fundit është edhe Elita Rudi dhe Bekim Balaj. Për moderatoren e njohur të “Elite Zone” dhe për futbollistin e Kombëtares kanë kohë që kanë nisur thashethemet për një lidhje të mundshme. Pak kohë më parë, në disa prej postimeve të tyre, mediat zbuluan edhe vendet e përbashkëta dhe veshjet e njëjta që rritën edhe më shumë dyshimet për një romancë.

Edhe pse askush prej të dyve nuk ka konfirmuar publikisht, shenjat nuk janë shuar. Sot, moderatorja nga Kosova feston ditëlindjen dhe për festën ka preferuar Kroacinë dhe detin atje së bashku me miq e të afërm. Në orët e para të 28 qershorit, këta të fundit i kanë bërë edhe një tortë surprizë moderatores për t’i uruar ditën e veҫantë.

Ndërsa sot, një dhuratë tjetër speciale ka ardhur në adresë të Elitës. Një buqetë e madhe me trëndafila të kuq. Pasi e ka postuar foton, moderatorja shkruan: “E bekuar që të kam…” Nuk dihet cili është personi misterioz që i ka dhuruar lulet, por disa prej fansave kanë nxituar të thonë “Ah, Bekim, Bekim…” Të jetë Bekim Balaj dhuruesi?  /revista class/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY