Tom Doshi “blen” partinë e Gjinushit, tani është parti parlamentare

Tom Doshi “blen” partinë e Gjinushit, tani është parti parlamentare

195
0
Shares

Tom Doshi i cili prej disa kohësh është deputet i vetmuar në Parlament ka gjetur strehën e re politike. Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, pranoi sonte në emisionin “Opinion”, kur tha se edhe pse listat e kandidatëve nuk janë përpiluar akoma, për zgjedhjet e 18 qershorit, Tom Doshi, do të jetë në listat e PSD në Shkodër.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë kur deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta.

Kohë më parë droni.al publikoi disa foto të Doshit me gjinushin duke lajëmruar një krushqi të tillë mes deputetit të pasur socialist dhe partisë në rënie të Gjinushit.

Ndër të tjera Gjinushi tha se në 18 qershor partitë e koalicionit të majtë do të shkojnë në zgjedhje.

Gjinushi tha se do të ketë përpjekje që PD të tërhiqet nga kushtet e saj, por edhe nëse nuk tërhiqet partitë do të shkojnë në zgjedhje.

“Ne nuk jemi pa opozitë. Ka shumë forca të tjera politike që jnaë opozitare’, është shprehur Gjinushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY