Manja: Kryeprokurori do zgjidhet me 3/5, jo me propozim të Presidentit

Manja: Kryeprokurori do zgjidhet me 3/5, jo me propozim të Presidentit

53
0
Shares

Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi vijoi edhe këtë të mërkurë punën për diskutimet nen për nen të draftit të reformës së drejtësisë ku opozita nuk mori pjesë sërish. Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar projektligji për Prokurorin e Përgjithshëm.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, tha se përmes këtij projekligji ndryshon formula e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përgjithsëm dhe garantohet pavarësia e tij.

“Ky projektligj ka parashikuar kushtet dhe kriteret të detajuara në lidhje me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, por formula është pjesë e amendamenteve kushtetuese dhe formula është formulë kushtetuese që i janë dorëzuar tashmë Kuvendit. Sigurisht, Prokurorin e përzgjedh Kuvendi me propozim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një mandat 7 vjeçar pa të drejtë ripërtëritjeje dhe sigurisht me shumicë të cilësuar prej 3/5-sh. Një çështje e dytë që vlen të theksohet është se Prokuroria nuk do të jetë më institucion i centralizuar dhe se prokurorët do të mbajnë përgjegjësi për çështjet hetimore, ashtu sikurse do të jenë të pavarur në këtë drejtim”, është shperhur Ulsi Manja.

Deputeti socialist tha se për projektligjin është punuar për një kohë të gjatë dhe se ai tashmë është në duart e prokurorëve. Manja ftoi organet e drejtësisë që të japin opinionin e tyre për nismën ligjore.

“Rëndësia e këtij projektligji tërësisht të ri është fakti se prokuroria nuk do të jetë më organ i centralizuar, por do të jetë një organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen e punës së Prokurorisë dhe respekton pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e së drejtës penale dhe përfaqësimin në gjyq. Sigurisht, projektligji është kujdesur për të garantuar edhe qëndrueshmërinë e institucionit nëpërmjet të drejtës që ka prokurori i Përgjithshëm për të nxjerrë udhëzime me karakter të përgjithshëm për të gjithë sistemin e prokurorisë. Risia kryesore e këtij projektligji është një dhe vetëm një; tashmë prokurori i çështjes është i pavarur në ushtrimin e ndjekjes penale dhe në kryerjen e hetimeve paraprake, gjë e cila e sposton të gjithë barrën e përgjegjësisë për hetimin tek prokurori i çështjes” tha Manja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY