Zbardhen sms e gjyqtarit Çobo: “Zogu… mos reflekto mendësi fshatareske”

Zbardhen sms e gjyqtarit Çobo: “Zogu… mos reflekto mendësi fshatareske”

96
0
Shares

Janë zbuluar edhe mesazhet erotike që gjyqëtari i ka dërguar një gruaje të cilën do ta ndihmnonte për tu divorcuar nga burri në këmbim të favoreve seksuale. Gjyqtarit Shyqyri Çobo i shkruante dhe e telefononte vazhdimisht shtetasen I.T .Çobo e ka marrë atë rreth 300 herë në telefon si dhe i ka dërguar qindra mesazhe.

Përmbajtja e mesazheve shpreh qartas, synimet e gjyqtarit të denoncuar nga qytetarja I.T. Ja disa nga mesazhet e zbuluara:

SMS 1- Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?

SMS 2- “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??

SMS 3- Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok ?

SMS 4- …. “Mirëmëngjes”!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligejncë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte

Sot, gjykatësi Shyqyri Çobo është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda pas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

shyqyr cobo, sms1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY