Gjykata e Lartë refuzon rekursin, lë në burg edhe Gilmano Danin

Gjykata e Lartë refuzon rekursin, lë në burg edhe Gilmano Danin

139
0
Shares

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar shqyrtimin e rekursit të Gilmano Danit. Me këtë refuzim, mbetet në fuqi masa e sigurimit “arrest në burg”, njëlloj si Shullazi.
Ky informacion konfirmohet nga Prokuroria për Krime të Rënda
Rreth tre javë më parë, e njëjta gjykatë konfirmoi qëndrimin në burg edhe të Emiljano Shullazit, duke
rrëzuar kërkesën për rekurs dhe duke lënë në fuqi, si masë sigurie, arrestin në burg” ndaj tij.
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, nëpërmjet avokatëve të tyre, rreth gjashtë javë më parë ju drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkojnë lirimin.
Avokatët pretendojnë ndër të tjera se, si vendimi i Shkallës së Parë, edhe ai i Apelit për Krimet e Rënda, janë dhënë në kundërshtim me ligjin.
Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, u prangosën disa javë më parë, pas një denoncimi për kërcënim, ndaj kandidatit për Rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Ndërkohë, pas arrestimit, mbi të, zyrtarisht janë ngritur akuza për kërcënim dhe gjobvënie, për të paktën dy raste biznesmenësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY