Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Itali, si “ia futi vetes” me një selfie banda shqiptare e 114 grabitjeve dhe 200 mijë eurove

29/06/2016
DETAJET/ Itali, si “ia futi vetes” me një selfie banda shqiptare e 114 grabitjeve dhe 200 mijë eurove
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tre hetime të veçanta të hetuesve italianë çmontuan një organizatë shqiptare që merrej me grabitje të shumta. Ndërsa fakte të reja kanë dalë në dritë nga organizata që vepronte në Torino, ndërsa ka kryer më shumë se 100 grabitje.
Operacioni i gjerë u kodua “Selfia”, për shkak se dy nga shqiptarët e arrestuar i kishin dërguar gabimisht në një mesazh privat fotot pronarit të një banese që kishin grabitur.
Nëpërmjet folderit nga tableti dërgoheshin automatikisht të dhëna dhe hetuesit bënë të mundur identifikimin e tyre.
Me sa duket, shqiptarët nuk u treguan të kujdesshëm në këtë rast siç ndodhte me grabitjet.
Të gjithë shqiptarët e arrestuar janë të moshës nën 30 vjeç. “Vizitat” e shpeshta te banorët e Torinos krijuan jo pak shqetësim tek ata. Grabitjet e tyre kanë nisur në fund të vitit të shkuar. Hetimet kanë zbuluar hartën e grabitjeve të 20 anëtarëve të bandës që shtrihet në zona të ndryshme të Torinos.
Shqiptarët banonin përveç se në këtë zonë edhe në Trento dhe Milano. Pasi hynin nëpër banesa, përdornin gjithmonë të njëjtën metodë: vendosnin prapa dyerve mobilie ose sende të tjera për t’u siguruar që nuk vinin pronarët.
Nuk ka raste dhune të regjistruara. Të paktën 25 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar nga policia e bashkë me to edhe bizhuteri, stoli dhe sende të tjera me vlerë. Shuma e përgjithshme përllogaritet 200 mijë euro.
10 persona janë dërguar në burg në veri të Italisë, ndërsa 7 të tjerë dyshohet se janë kthyer në Shqipëri, për të cilët do të lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar. Tre anëtarë të tjerë të bandës po kërkohet në mënyrë intensive në vendin fqinj.

selfie-3

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO/ Goditet banda shqiptare e grabitjeve në Itali, akuzohen për 114 vjedhje me vlerë mbi 200 mijë euro
/web/FOTO_Goditet_banda_shqiptare_e_grabitjeve_ne_Itali_akuzohen_per_114_vjedhje_me_vlere_mbi_200_mije_euro_21402_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.