Ka nisur mbrëmjen e sotme protesta e dytë radhazi në Tiranë në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Zvërnecit dhe kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Pishë-Poros.
Një numër i madh qytetarësh, kryesisht të rinj, janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Brendshme, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimeve të fundit në zonën bregdetare të Zvërnecit por edhe Rrjoll, dhe kryesisht arrogancës së qeverisë.
Protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin dhe do të përcjellin mesazhet e tyre kundër projektit dhe në mbrojtje të mjedisit.
Kjo është protesta e dytë që zhvillohet në kryeqytet brenda pak ditësh, pas reagimeve të shumta publike dhe incidenteve të regjistruara gjatë protestave në Zvërnec.
Protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e Ramës.





