Një ndër emrat më të rëndësishëm të PD-së, Eduard Selami është përfshirë në lëvizjen për të ndryshuar formën e zgjedhjes së Presidentit duke firmosur një draft të ri për nenin e Kushtetutës në fjalë bashkë me Ben Blushin, Mimoza Hafizin dhe deputetë të tjerë të partive të ndryshme politike.
I pyetur nga “Panorama”, Selami thotë se e ka mbështetur nismën e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit për shkak se ka qenë që herët i mendimit se kreu i shtetit duhet të dalë si vullnet i popullit.
“Unë gjithmonë kam qenë për zgjedhjen e Presidentit nga populli. Nëse u referoheni deklarimeve të mia publike lidhur me këtë çështje, do të shikoni se unë kam pasur gjithmonë të njëjtin qëndrim. Në vlerësimin tim, sa më shumë pjesëmarrje të ketë nga sovrani, aq më mirë i bën demokracisë”, mbyll reagimin e tij Selami për “Panoramën”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/