Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

26/05/2026
Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Promovohet libri “M&A”, vepra e parë në shqip që ndërthur teorinë ndërkombëtare me praktikën shqiptare të bashkimeve dhe blerjeve të kapitalit

Është promovuar më 20 maj 2026 libri “M&A – Teoria ndërkombëtare e ndërthurur me praktikën shqiptare të bashkimit dhe blerjes së kapitalit”, një botim që konsiderohet si një nga kontributet më të rëndësishme në literaturën ekonomike dhe financiare shqiptare.

Vepra mban autorësinë e ekspertit ndërkombëtar Scott Moeller, ndërsa është përshtatur dhe pasuruar për tregun shqiptar nga Kristal Hykaj. Parathënia është shkruar nga akademiku Anastas Angjeli.

Promovimi i librit u zhvillua në një aktivitet të nivelit të lartë, ku morën pjesë akademikë, ekspertë të financave, drejtues biznesesh dhe përfaqësues institucionesh, gazetarë dhe figura të njohura në jetën publike të Tiranls duke e kthyer eventin në një diskutim të gjerë mbi zhvillimin e tregut të kapitaleve dhe investimeve në Shqipëri.

Libri i parë i këtij lloji në gjuhën shqipe

Botimi vlerësohet si libri i parë në gjuhën shqipe që integron në mënyrë sistematike teorinë moderne ndërkombëtare të Mergers & Acquisitions (M&A) me realitetin konkret të tregut shqiptar.

Duke u mbështetur në veprën klasike të Scott Moeller, Dr. Kristal Hykaj ka realizuar një përshtatje të zgjeruar për kontekstin shqiptar, duke shtuar analiza origjinale, raste konkrete nga ekonomia vendase dhe instrumente praktike të përshtatura për bizneset shqiptare.

Libri trajton të gjithë procesin e një transaksioni M&A, duke nisur nga inteligjenca e biznesit, identifikimi i kompanive target, due diligence, vlerësimi dhe çmimi i kompanive, negociatat, integrimi pas-bashkimit dhe analiza pas-blerjes.

Një nga elementët kryesorë të veprës është roli i inteligjencës së biznesit në suksesin e marrëveshjeve të bashkimit dhe blerjes së kapitalit, duke e paraqitur atë si faktor kyç për minimizimin e riskut dhe rritjen e vlerës së investimit.

Analiza konkrete nga tregu shqiptar

Një nga risitë më të rëndësishme të librit është kapitulli i dedikuar “M&A në Shqipëri”, që konsiderohet analiza e parë e thelluar mbi tregun shqiptar të bashkimeve dhe blerjeve.

Në libër përfshihen edhe raste konkrete nga ekonomia shqiptare, mes tyre bashkimi i ALBtelecom me ONE Telecommunications në ONE Albania, si dhe blerja e ABCom nga Vodafone Albania.

Po ashtu, libri prezanton modelin LEARN CIA për integrimin pas-bashkimit dhe ofron këshilla praktike për menaxherët dhe drejtuesit e kompanive mbi mënyrën se si mund të menaxhojnë proceset e bashkimeve dhe transformimeve korporative.

Angjeli: Një udhërrëfyes strategjik për ekonominë shqiptare

Në parathënien e tij, Prof. Dr. Anastas Angjeli e cilëson librin si një udhërrëfyes strategjik për komunitetin e biznesit, ekonomistët, politikëbërësit dhe studentët shqiptarë.

Sipas tij, vepra vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, në një kohë kur vendi po synon integrimin e plotë europian dhe ka nevojë për instrumente moderne që ndihmojnë në tërheqjen e investimeve të huaja, forcimin e konkurrencës dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër, Dr. Kristal Hykaj është shprehur se synimi i këtij botimi është të sjellë një vlerë të shtuar për literaturën ekonomike shqiptare dhe veçanërisht për zhvillimin e tregut të kapitaleve në Shqipëri.

Kujt i dedikohet libri

Libri u drejtohet drejtuesve dhe pronarëve të bizneseve, ekspertëve të financës dhe ekonomisë, juristëve të korporatave, studentëve të programeve master dhe doktoraturë, si edhe politikëbërësve dhe institucioneve publike.

Autorët theksojnë se libri nuk është vetëm një kontribut akademik, por edhe një manual praktik që ndihmon bizneset shqiptare të përgatiten për një treg gjithnjë e më konkurrues dhe për integrimin e suksesshëm në ekonominë europiane.

Botimi është tashmë i disponueshëm për lexuesit dhe profesionistët e fushës së ekonomisë dhe financës.a.b

Po ndodh

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, kapitulli i fundit hapet këtë vjeshtë

Shqipëria dhe BE mbajnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

26/05/2026
Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

26/05/2026
Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

26/05/2026
SPAK-Antimafia italiane, aksion kundër pastrimit të parave, 14 masa sigurie në Itali dhe Shqipëri

Ergys Kastrati alias “Bishnja” dhe Igli Kamberi në krye të grupit, hetimi që nisi në Murriqan

26/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, kapitulli i fundit hapet këtë vjeshtë

Shqipëria dhe BE mbajnë sot Konferencën e 8-të Ndërqeveritare

26/05/2026
Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

Trondit dekorata e Ramës për Bardhyl Agasin, babain e Ergysit

26/05/2026
Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

Moeller dhe Hykaj, një botim me vlerë të madhe për literaturën financiare në Shqipëri

26/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.