Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Lezhë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.
Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



