Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar vendimin e SPAK për mbylljen e hetimeve ndaj gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, duke kërkuar vijimin e veprimeve hetimore për çështjen që lidhet me të.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Prokuroria e Posaçme nuk ka kryer hetime të plota dhe për këtë arsye dosja nuk mund të konsiderohet e përfunduar. Gjykata ka urdhëruar SPAK-un të vijojë hetimet dhe të kryejë veprime të tjera procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.
Gjoka ka drejtuar procese të rëndësishme në GJKKO përfshirë proceset ndaj 3 drejtuesve të opozitës, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu.
Ajo u padit në SPAK për fshehje të dënimit në procesin e vetingut. a.b



