Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të ketë pushime verore, duke paralajmëruar vijimin e protestave dhe të aksionit politik kundër qeverisë.
Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se opozita do të jetë në betejë të pandërprerë me atë që e cilësoi si mafia më e rrezikshme në Evropë.
I pyetur nga gazetari Marsi Korreshi nëse vera do të jetë e nxehtë për opozitën apo nëse do të ketë pushime, Berisha dha një përgjigje të prerë.
“Opozita nuk ka pushime. Opozita ka kryengritje paqësore, betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme të Evropës dhe njërën prej më të rrezikshmet në botë. Ndaj dhe ne, që i kemi shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor, nuk mund të kemi asnjë pushim. Betejë, betejë dhe vetëm betejë,” deklaroi Berisha.a.b




